Mbështetje performancës së bashkive Projekti do t’iu japë bashkive mundësinë për të krijuar lidhje të politikave të tyre publike me buxhetet përkatëse. Monitorimi i Performancës së Bashkive Mbështetje për Menaxhimin e Mbetjeve Për vendosjen e një sistemi të qëndrueshëm i menaxhimit urban të mbetjeve në nivel vendor. Objektivat e projektit në menaxhimin e mbetjeve Përmirësimi i shërbimit të arsimit parashkollor Projekti punon me 30 bashki për përmirësimin e cilësisë së këtij shërbimi të rëndësishëm për vendin dhe të ardhmen e tij. Objektivat e projektit për arsimin parashkollor Forcimi i rolit të këshillave bashkiakë Asistenca e Projektit "Bashki të Forta" për këshillat bashkiakë ka si qëllim forcimin e rolit të tyre mbikëqyrës për administratën vendore. Objektivat e projektit për këshillat bashkiakë Konsultimi pjesë e punës së këshillave Planet e konsultimit publik të këshillave bashkiakë janë hartuar me asistencë të Projektit "Bashki të Forta". rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve në politikat vendore Pjesëmarrja e grave në vendimmarrjen vendore Projekti "Bashki të Forta" punon për të nxitur dhe rritur pjesëmarrjen e grave dhe vajzave në politkën vendore. gjithëpërfshirja dhe barazia gjinore në jetën vendore Rritjen e qëndrueshme e kapaciteteve të NJVV-ve Projekti "Bashki të Forta" punon për të rritur në mënyrë të qëndrueshme dhe cilësore kapacitetet e punonjësve dhe zgjedhurve të NJVV-ve. Rritja e kapaciteteve dhe rrjetëzimi

Bashki të Forta
Bashki të Forta3 weeks ago
Bashkia Elbasan, me asistencë nga Projekti "Bashki të Forta", i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC (Embassy of Switzerland in Albania) dhe Qeverisë së Suedisë (Embassy of Sweden in Tirana), i zbatuar nga Helvetas, bëhet bashkia e parë pilot për përdorimin e Inteligjencës Artificiale në transparencë dhe llogaridhënie.

KOMPONENTËT

Dua të falënderoj Projektin “Bashki të Forta” për punën e jashtëzakonshme në drejtim të përmirësimit të qeverisjes vendore në Shqipëri, për performancën e bashkive dhe për Akademinë e Qeverisjes Vendore.

Arbjan Mazniku
Ministër i Shtetit, për Pushtetin Vendor

Jam shumë i lumtur që kemi Projektin “Bashki të Forta” për të na mbështetur dhe ndihmuar Këshillin Bashkiak të Memaliajt në përmbushjen e detyrave tona. E pres me padurim këtë mbështetje dhe ndihmë pasi shumica e këshilltarëve tanë bashkiakë janë të rinj.

Erjon Sinanaj
Kryetar Këshilli, Bashkia Memaliaj

Kemi monitoruar punën dhe performancën e këshillave bashkiakë duke përdorur rregulloret e tyre, regjistrat elektronikë dhe fizikë të ankesave, kërkesave, peticioneve dhe nismave qytetare, të mundësuara me ekspertizën dhe asistencën e Bashki të Forta. Janë instrumente të shkëlqyera që na kanë ndihmuar jashtëzakonisht shumë në punën tonë monitoruese.

Lavdërim Shehu
Drejtor i Degës Kukës, Rrjeti POP

Dua të përgëzoj Projektin “Bashki të Forta” për punën e shkëlqyer në procesin e krijimit të Akademisë së Qeverisjes Vendore. Kanë bërë vërtetë një punë të jashtëzakonshme.

Ermal Elezi
Drejtor i Përgjithshëm, AMVV

Përfitimet

“Bashki të Forta” është një projekt i Swiss Development Cooperation, që zbatohet nga Helvetas Swiss Intercooperation duke përfshirë 61 bashkitë e vendit. Faza e dytë e këtij projekti do të vijojë deri në vitin 2026. Ky projekt synon që njerëzit në Shqipëri të përfitojnë në nivel vendor nga bashkitë e orientuara drejt qytetarëve dhe nga përmirësimi i menaxhimit të mbetjeve dhe shërbimeve në sistemin parashkollor.

Përmirësim

Bashkitë do të mbështeten në përmirësimin e shërbimeve dhe rritjen e orientimit të menaxhimit drejt qytetarëve, veçanërisht lidhur me menaxhimin e mbetjeve, edukimin parashkollor, performancën e bashkive dhe këshillat bashkiakë.

Pjesëmarrja

Pjesëmarrja më e madhe e qytetarëve është një element I domosdoshëm për t’i bërë administratat publike më të përgjegjshme dhe më efikase. Marrëdhënia e qytetarit me institucionet shtetërore duhet të jetë e afërt, ata duhet të artikulojnë nevojat e tyre e të jenë pjesëmarrës aktivë në vendimmarrje. Këshillat bashkiakë do të luajnë një rol kyç në pjesëmarrjen e qytetarëve, pasi ata zgjidhen nga këta qytetarë. Ata mbajnë fuqi të lartë mbi administratën e bashkisë. Reagimi i zbehtë i administratës lokale ndaj shqetësimeve dhe ankesave të qytetarëve, mund të kompensohet nga anëtarët e këshillave bashkiakë. Pjesëmarrja qytetare përmes këshillave bashkiakë është pjesë zyrtare e politikave të shtetit shqiptar. Secili prej nesh duhet të jetë në gjendje për të përmbushur të drejtat si qytetar.

Bashkëpunim

Projekti “Bashki të Forta” ndjek strategjitë dhe politikat kombëtare zyrtare të zhvillimit duke punuar së bashku me njësitë e qeverisjes vendore dhe qeverisjen qendrore.

Viti 2026, arritje të projektit tonë

0

Këshilla bashkiakë me mbledhje live në web

0

Bashki me raporte performance

0

Këshilltarë bashkiakë të trajnuar për herë të parë

0

Ndjekin profilet tona në mediat sociale dhe web

0

Bashki me regjistra fizikë e elektronikë per ankesa