Koncepti i Platformës të Menaxhimit të Njohurive për Qeverisjen Vendore

Projekti Bashki të Forta në bashkëpunim me AMVV organizoi më 9 maj 2024 workshopin me temë “Koncepti i Platformës të Menaxhimit të Njohurive për Qeverisjen Vendore”.

Në këtë takim morën pjesë agjenci qeveritare anëtare të grupit të punë për rritjen e kapaciteteve të punonjësve të NJVV-ve nga Ministria e Financave, DAP, ASPA, AKSHI, si dhe shoqatat e NJVV-ve (SHAV dhe SHKQSH) dhe përfaqësues të projektit të Këshillit të Evropës dhe të projektit “Financat Lokale”. Në zhvillimin e konceptit të platformës së menaxhimit të njohurive për NJVV-të kontribuuan ekspertë të Universitetit të Lucernës Zvicër  si dhe ekspertë të tjerë kombëtarë.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të nismës së qeverisë shqiptare për ngritjen e Akademisë për Qeverisjen Vendore me qëllim rritjen në mënyrë të qëndrueshme dhe cilësore të kapaciteteve të punonjësve dhe zgjedhurve të NJVV-ve. Në këtë aktivitet u mbështet nevoja dhe koncepti për ngritjen e platformës si një nga shërbimet bazë të Akademisë për NJVV-të.