- 6 Maj, 2026
- Posted by: Durim Tabaku
- Category: Të rejat
Dëgjesat publike të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, të organizuara me asistencë të Projektit Bashki të Forta vijuan me ndalesën e radhës në Vlorë, ku nëpërmjet një procesi konsultimi mbarëkombëtar diskutohet për të ardhmen e qeverisjes vendore në Shqipëri.
Edhe kjo dëgjesë u moderua nga Dr. Valbona Karakaci, Këshilltare Strategjike e Projektit Bashki të Forta. Ashtu si në dëgjesat e kaluara, përfaqësues të shumicës dhe opozitës u bënë bashkë, duke u angazhuar hapur me qytetarët, duke dëgjuar debate konstruktive, përfshirë edhe zëra kritikë nga vetë mbështetësit e tyre. Pikërisht këtu demokracia merr kuptim real.
Në këtë proces, mbështetja e nga Projekti Bashki të Forta (BtF) i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (Embassy of Switzerland in Albania SDC) dhe Qeverisë së Suedisë (Embassy of Sweden in Tirana), i zbatuar nga Helvetas, po ndihmon që konsultimi të jetë gjithëpërfshirës dhe i bazuar në evidenca. Duke forcuar pjesëmarrjen publike dhe dialogun konstruktiv, kontribuohet kështu në një model që rrit cilësinë e debatit politik dhe e afron reformën me qytetarët.
Ky është një standard i rëndësishëm për zhvillimin demokratik të vendit, një dëshmi se proceset gjithëpërfshirëse dhe të bazuara në evidencë çojnë në vendimmarrje më të qëndrueshme dhe më të besueshme.