- 10 Dhjetor, 2025
- Posted by: Durim Tabaku
- Categories: Performanca e Bashkive, Performanca e Bashkive - në media, Të rejat
Me asistencë nga Bashki të Forta, u diskutua lidhur me forcimin e integritetit vendor “Ndërtimi i besimit: mendime për planin vendor të integritetit” ku u bënë bashkë bashki të ndryshme, ekspertë dhe partnerë ndërkombëtarë për të ndarë praktikat më të mira në hartimin e planeve të integritetit sipas Strategjisë Kombëtare Antikorrupsion.
Diskutuam sfidat reale në nivel vendor, tipologjinë e masave të përfshira në planet e integritetit, treguesit e matjes dhe rezultatet konkrete nga bashkitë. Në qendër mbeti pyetja: Si e ndërtojmë besim përmes transparencës, monitorimit dhe vlerësimit të qëndrueshëm?
Ky panel u mbështet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC (Embassy of Switzerland in Albania), Qeveria e Suedisë (Embassy of Sweden in Tirana), GIZ, Qeveria Gjermane, Mbretëria e Vendeve të Ulëta dhe CR Partners, duke sjellë një qasje të unifikuar ndaj forcimit të integritetit dhe luftës kundër korrupsionit në nivel vendor.









