Komisioni i Posaçëm për RAT dakordëson protokollin standard të konsultimeve publike

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, me mbështetje nga Projekti Bashki të Forta i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC (Embassy of Switzerland in Albania, Swiss Development & Cooperation) dhe Qeverisë së Suedisë (Embassy of Sweden in Tirana), zbatuar nga Helvetas, ka dakordësuar protokollin standard të dëgjesave me kryetarët e bashkive sipas qarqeve, në kuadër të procesit konsultativ dhe faktmbledhës për reformën territoriale në Shqipëri.

Dëgjesat do të zhvillohen me bashkëdrejtim nga mazhoranca dhe opozita, duke garantuar:

▪️ Barazi politike në pyetje dhe diskutime

▪️ Standardizim të procesit në të gjitha qarqet

▪️ Fokus te problematikat konkrete të qeverisjes vendore

▪️ Komunikim faktik dhe transparent me publikun

Diskutimet do të organizohen rreth tre shtyllave kryesore:

▪️ Territori dhe qeverisja

▪️ Funksionet, kompetencat dhe shërbimet

▪️ Financat vendore

Çdo kryetar bashkie do të paraqesë qëndrimin institucional dhe propozimet konkrete për përmirësimin e organizimit territorial dhe forcimin e qeverisjes vendore.

Ky proces synon të krijojë një dialog të strukturuar, gjithëpërfshirës dhe të bazuar në evidencë për të ardhmen e reformës administrativo-territoriale në Shqipëri.

Për më shumë shihni kalendarin dhe faqen zyrtare të Komisionit të Posaçëm: https://reformaterritoriale.parlament.al/