Komiteti Drejtues i BtF-së shqyrton rezultatet e 2025 dhe prioritetet për të ardhmen

Sot u mblodh Komiteti Drejtues i Projektit “Bashki të Forta” i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC (Embassy of Switzerland in Albania, Swiss Development & Cooperation) dhe Qeverisë së Suedisë (Embassy of Sweden in Tirana), i zbatuar nga Helvetas. Në këtë takim morën pjesë Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Z. Ervin Demo, Drejtorja e Sektorit të Qeverisjes dhe Shëndetësisë pranë Ambasadës së Zvicrës, Znj. Sabine Piccard, Zv. Drejtori i Misionit pranë Ambasadës së Suedisë Z. Erik Illes, përfaqësues të institucioneve qendrore, kryetarë bashkish, anëtarë të këshillave bashkiakë dhe partnerë ndërkombëtarë.

Në këtë takim të rëndësishëm u prezantuan rezultatet e arritura gjatë vitit 2025 dhe u diskutua lidhur me drejtimet e mbështetjes në periudhën e ardhshme të konsolidimit, me fokus forcimin e qeverisjes vendore, përmirësimin e shërbimeve publike, transparencën, matjen e performancës së bashkive dhe fuqizimin e TALGA-s si mekanizëm kombëtar për ngritjen e kapaciteteve vendore.

(Fotot janë marrë nga profili i Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor)