Granti i bazuar në performancë: më shumë transparencë dhe llogaridhënie në qeverisjen vendore

Dje nisi një seri takimesh rajonale për sistemin kombëtar të matjes së performancës (PMS) dhe skemën e granteve bazuar në performancë (GBP) për këtë vit. Takimi i parë u organizua në Lezhë me stafet e njësive të performancës dhe sektorëve të tjerë të bashkive nga qarqet Shkodër, Lezhë, Kukës e Dibër. Takimet organizohen nga AMMV nën kujdesin e Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor dhe me mbështetjen e Bashki të Forta, projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC (Embassy of Switzerland in Albania) dhe Qeverisë së Suedisë (Embassy of Sweden in Tirana), i zbatuar nga Helvetas.

Në ditën e dytë të takimeve rajonale ndalesa ishte në Elbasan. Bashkitë pjesëmarrëse nga qarqet Elbasan, Durrës, Korçë dhe Berat u njohën me elementet e këtyre dy ushtrimeve për vitin 2026. Plot 250 milionë lekë janë përcaktuar për t’u shpërndarë përmes skemës së grantit bazuar në performancë për bashkitë e vendit që përmbushin treguesit e performancës. Përdorimi i të dhënave të performancës për vendimmarrje nga këshillat bashkiakë, rritja e transparencës dhe llogaridhënies përmes angazhimit të medias e shoqërisë civile në analizën e të dhënave si dhe mundësimi i aksesit tek të dhënat janë pjesë e diskutimit në këto aktivitete që kanë gjetur interesin e madh nga partnerët tanë vendorë.

Takime të tilla do të organizohen edhe në qarqe të tjera të vendit.