Në këtë faqe jepen një sërë botimesh të Projektit “Bashki të Forta” në vite.
Si po e përmirëson gazetaria lokale monitorimin e performancës së bashkive?
Artikujt e publikuar së fundmi nga Faktoje.al, një organizatë mediatike e mbështetur nga Projekti Bashki të Forta, i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC dhe Qeverisë së Suedisë, i zbatuar nga Helvetas, tregojnë se si gazetaria që bazohet në fakte dhe të dhëna mund të ndihmojë në identifikimin e problematikave që ndikojnë drejtpërsëdrejti në
Bashki të Forta: përvoja vendore që po ndihmon në formësimin e politikave kombëtare për fëmijërinë e hershme
Në Simpoziumin III Kombëtar për Edukimin dhe Kujdesin në Fëmijërinë e Hershme, organizuar nga UNICEF, Banka Botërore dhe AFD, Projekti Bashki të Forta i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC (Embassy of Switzerland in Albania, Swiss Development & Cooperation) dhe Qeverisë së Suedisë (Embassy of Sweden in Tirana), i zbatuar nga Helvetas, ndau produktet,
Arsimi parashkollor, një dekadë arritjesh dhe rruga përpara
ky dokument synon të analizojë zhvillimet kryesore, arritjet dhe sfidat e mbetura në procesin e decentralizimit të arsimit parashkollor në Shqipëri, duken vlerësuar ndikimin e këtij procesi në organizimin e shërbimit, shpërndarjen e burimevedhe cilësinë e ofrimit të tij. Analiza përmbledhëse mbështetet në një qasje metodologjike të kombinuar, e cila përfshin, nga njëra anë, shqyrtimin
Dokument politik për arsimin parashkollor
Si të decentralizohet: Një udhëzues praktik për politikëbërësit Decentralizimi i referohet transferimit të autoritetit, përgjegjësive dhe burimeve nga qeverisja qendrore te nivelet më të ulëta të qeverisjes ose te aktorë të tjerë. Ai përbën një reformë të qeverisjes që synon ta afrojë vendimmarrjen me qytetarët, me qëllim përmirësimin e efikasitetit, llogaridhënies, reagueshmërisë dhe pjesëmarrjes demokratike.
Përmirësimi i Arsimit Parashkollor: paketë gjithëpërfshirëse me udhëzues praktikë
Në kuadër të fushatës për arsimin parashkollor, Projekti Bashki të Forta ka realizuar një sërë broshurash që mbulojnë aspekte të ndryshme të këtij shërbimi mjaft të rëndësishëm, si dixhitalizimi, metodologji të monitorimit të shërbimit, roli i bashkive, siguria e fëmijëve, shërbimi psikosocial, vlerësimi i performancës, etj. Për më shumë informacion, mund të lexoni broshurat si
SISTEMI I MATJES SË PERFORMANCËS TË BASHKIVE 2024
Me asistencë të projektit “Bashki të Forta” Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor publikoi një raport ku bëhet një analizë të performancës të bashkive për vitin 2024, duke vlerësuar aspekte që lidhen me ofrimin e shërbimeve, menaxhimin financiar, burimet njerëzore, qeverisjen dhe transparencën. Në këtë dokument vihen në dukje arritjet dhe fushat që kërkojnë përmirësim.





