Rrjeti i Ekspertëve i TALGA-s – Thirrje e Hapur për Shprehje Interesi

Me asistencë nga Projekti Bashki të Forta, i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC dhe Qeverisë së Suedisë, zbatuar nga Helvetas, Akademia e Trajnimit të Njësive të Vetëqeverisjes Vendore (TALGA) ka nxjerrë Thirrjen e Hapur për Shprehje Interesi për krijimin e Rrjetit të Ekspertëve, Trajnerëve dhe Facilitatorëve të TALGA-s.

Kjo thirrje synon identifikimin, vlerësimin dhe regjistrimin e një baze të qëndrueshme ekspertësh dhe ekspertize profesionale për TALGA-n, nëpërmjet një procedure të hapur, transparente dhe të bazuar në meritë, në përputhje me nevojat institucionale të vazhdueshme të Akademisë.

Rrjeti krijon një mekanizëm të unifikuar dhe profesional për angazhimin e ekspertizës së jashtme në mbështetje të misionit të TALGA-s dhe të njësive të vetëqeverisjes vendore e partnerëve të saj.

Krijimi i Rrjetit nuk kufizon të drejtën e TALGA-s për të zhvilluar procedura të tjera për përzgjedhjen ose angazhimin e ekspertëve, kur kjo kërkohet nga legjislacioni në fuqi ose nga marrëveshje specifike financimi.

Për më shumë informacion lidhur me kriteret dhe format e aplikimit, vizitoni https://rekrutime.talga.al/sq/rrjeti-i-eksperteve