Si po e përmirëson gazetaria lokale monitorimin e performancës së bashkive?

Artikujt e publikuar së fundmi nga Faktoje.al, një organizatë mediatike e mbështetur nga Projekti Bashki të Forta, i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC dhe Qeverisë së Suedisë, i zbatuar nga Helvetas, tregojnë se si gazetaria që bazohet në fakte dhe të dhëna mund të ndihmojë në identifikimin e problematikave që ndikojnë drejtpërsëdrejti në jetën e qytetarëve.

Pas trajnimeve dhe asistencës së ofruar nga Bashki të Forta për përdorimin e treguesve të performancës së bashkive, gazetarët lokalë kanë sjellë në vëmendje çështje konkrete si:

  • Nevoja për më shumë edukatore në kopshtet e Kukësit përballë rritjes së kërkesës për shërbime parashkollore.
  • Sfidat e menaxhimit të kanaleve kulluese në Vlorë dhe nevoja për bashkëpunim ndërinstitucional.
  • Kapacitetet e kufizuara të shërbimit zjarrfikës në Shijak, si në personel ashtu edhe në mjete.
  • Vështirësitë e Bashkisë Librazhd për mbrojtjen dhe menaxhimin e fondit pyjor.
  • Menaxhimin e mbetjeve në Vlorë përballë fluksit të sezonit turistik.

Këto raportime dëshmojnë se kur gazetarët kanë akses në të dhëna, metodologji analize dhe njohuri mbi performancën e qeverisjes vendore, ata mund të prodhojnë histori që jo vetëm informojnë qytetarët, por edhe nxisin transparencën, llogaridhënien dhe përmirësimin e shërbimeve publike.

Bashki të Forta vijon të mbështesë median lokale dhe organizatat e shoqërisë civile për të forcuar monitorimin e performancës së bashkive dhe për të promovuar një qeverisje vendore më të hapur dhe më të përgjegjshme.