- 24 Nëntor, 2025
- Posted by: Durim Tabaku
- Categories: Performanca e Bashkive, Performanca e Bashkive - Botime, Performanca e Bashkive - në media, Publikime, Të rejat
Me asistencë të projektit “Bashki të Forta” Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor publikoi një raport ku bëhet një analizë të performancës të bashkive për vitin 2024, duke vlerësuar aspekte që lidhen me ofrimin e shërbimeve, menaxhimin financiar, burimet njerëzore, qeverisjen dhe transparencën. Në këtë dokument vihen në dukje arritjet dhe fushat që kërkojnë përmirësim. Gjetjet mbështeten në Sistemin e Matjes së Performancës (SMP), ku janë vlerësuar 61 bashkitë për 51 tregues performance pasi treguesi i lidhur me përqindjen e buxhetit vendor të alokuar për nisma që mbështesin barazinë gjinore në secilin program buxhetor vendor nuk u arrit të disponohej.
Vlen të theksohet se zhvillimi i Sistemit të Matjes së Performancës për bashkitë dhe raporti i vitit 2024 janë të mbështetura në një kornizë të qartë ligjore dhe institucionale, të ndërtuar gjatë dekadës së fundit me synimin për të forcuar vetëqeverisjen vendore, për të rritur autonominë financiare të bashkive dhe për të garantuar ofrimin e shërbimeve publike sipas standardeve kombëtare. Nëpërmjet këtij kuadri, SMP shndërrohet në një instrument operativ që mat se sa mirë po materializohen në praktikë parimet e reformës administrativo-territoriale, të decentralizimit dhe të zhvillimit rajonal e territorial.