THIRRJE PËR TENDER KOMBËTAR – ANGAZHIMI I MEDIAS DHE SHOQËRISË CIVILE NË KUADRIN E PERFORMANCËS SË BASHKIVE NË 13 BASHKI MODEL

“Bashki të Forta” është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Qeverisë së Suedisë, i zbatuar nga Helvetas.

Ne kërkojmë firma konsulence të afta për të ofruar shërbimin sipas thirrjes së mëposhtme:

ANGAZHIMI I MEDIAS DHE SHOQËRISË CIVILE NË KUADRIN E PERFORMANCËS SË BASHKIVE NË 13 BASHKI MODEL

Për këtë tender është vënë në dispozicion një fond prej 3,500,000 (tridhjetë e pesë milionë) lekësh pa TVSH.

Afati i dorëzimit të ofertave: Ofertat duhet të dorëzohen jo më vonë se 11.11.2025 (data e vulës postare). Nëse zgjidhni ta dorëzoni ofertën direkt në zyrat e Bashki të Forta, ju lutemi sigurohuni që ta bëni këtë gjatë orarit të punës dhe para orës 16:00 në adresën: Bashki të Forta Tirana, Adresa: Rruga “Ismail Qemali”, Ndërtesa 18, Kati 4 / Apt. 20, Tirana.

Dokumenti i mëposhtëm (anglisht) ofron më shumë informacion në lidhje me këtë tender:

1. Termat e referencës