- 2 Qershor, 2026
- Posted by: Durim Tabaku
- Categories: Këshilli Bashkiak, Këshilli Bashkiak - Botime, Këshilli Bashkiak - në media, Të rejat
Në kuadër të Projektit Bashki të Forta, @Bashkia Kuçovë zhvilloi me sukses një sesion informues publik, duke dëshmuar angazhimin e saj për një qeverisje vendore më të hapur, më transparente dhe më pranë qytetarëve.
Sesioni u transmetua live, duke mundësuar ndjekjen e tij nga një audiencë më e gjerë, ndërkohë që morën pjesë fizikisht rreth 80 qytetarë dhe përfaqësues të komunitetit. Takimi u nderua me praninë e Kryetarit të Bashkisë dhe të dy nënkryetarëve, të cilët i prezantuan publikut informacionet kryesore dhe iu përgjigjën pyetjeve të pjesëmarrësve.
Për të garantuar transparencën dhe dokumentimin e plotë të procesit, u mbajtën minutat e takimit, u përgatit raporti përmbledhës dhe, në përputhje me standardet e llogaridhënies publike, raporti dhe procesverbali u publikuan në faqen zyrtare të bashkisë.
Ky është një tjetër shembull konkret se si, me mbështetjen e Projektit Bashki të Forta i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe Qeverisë së Suedisë, i zbatuar nga Helvetas, bashkitë po forcojnë komunikimin me qytetarët dhe po krijojnë më shumë hapësira për informim, dialog dhe pjesëmarrje në vendimmarrje.















