4 THIRRJE PËR TENDER KOMBËTAR

ASISTENCË TEKNIKE PËR MBËSHTETJEN E BASHKIVE PËR PËRMIRËSIMIN E SHËRBIMIT MENAXHIMIT TË MBETJEVE

“Bashki të Forta” është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC dhe Qeverisë së Zvicrës, i zbatuar nga Helvetas.

Projekti shpall 4 thirrje për tender kombëtar për konsulencë për shërbimet e mëposhtme:

    1. Asistencë teknike intensive për përmirësimin e shërbimeve të menaxhimit të mbetjeve në 6 bashki (Shkodër, Lezhë, Kukës, Mirditë, Shijak, Dibër).
    2. Asistencë teknike intensive për përmirësimin e shërbimeve të menaxhimit të mbetjeve në 7 bashki (Korçë, Berat, Përmet, Tepelenë, Vlorë, Lushnje, Librazhd).
    3. Mbështetje për përmirësimin e shërbimeve të menaxhimit të mbetjeve në 22 bashki në bazë qarku
    4. Mbështetje për përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve në nivel kombëtar (ndryshime ligjore për sektorin dhe mbështetje institucionale për AKEM-in)

Të gjitha shërbimet e listuara më sipër duhet të realizohen brenda një periudhe jo më shumë se 16 muaj (nga marsi 2025 deri në qershor 2026).

Të gjitha aplikimet duhet të dorëzohen jo më vonë se 10 shkurt 2025, 17:00.

Të gjithë kandidatët e interesuar për të bërë pyetje apo për të sqaruar elementë të ndryshëm të kësaj procedure mund të vizitojnë zyrën tonë në datën 21.01.2025, nga ora 12.00-13.00.

Për më shumë hollësi për procesin e tenderimit, mund të vizitoni www.bashkiteforta.al ose të shkarkoni dokumentet e tenderit duke hapur linkun e mëposhtëm:
https://bashkiteforta.al/en/4-national-tender-calls/

Intensive Technical Assistance on Improving Waste Management Services at 6 Municipalities (Shkoder, Lezhe, Kukes, Mirdite, Shijak, Diber)
Intensive Technical Assistance on Improving Waste Management Services at 7 Municipalities (Korça, Berat, Permet, Tepelene, Vlore, Lushnje, Librazhd)
Support on Improving Waste Management Services to 22 Municipalities on Regional Basis
Support on Improving Waste Management at the National Level (Legal Changes on the Sector and Institutional Support for the Nation Agency For Waste Economy (AKEM))