- 15 Maj, 2024
- Posted by: Durim Tabaku
- Category: Të rejat
Javët e fundit Projekti Bashki të Forta, në bashkëpunim me Agjencinë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, ASPA – Shkolla Shqiptare e Administratës Publike dhe Shoqatën për Autonomi Vendore (SHAV) ka vijuar me trajnimin e komisioneve të përhershme të shërbimeve, me përfaqësues të këshillave bashkiakë dhe administratës për bashkitë e qarqeve Fier, Korçë dhe Berat. Tema e trajnimit konsistoi në rritjen e kapaciteteve për funksionimin e komisioneve të shërbimeve publike, të arsimit parashkollor dhe menaxhimit të mbetjeve, roli i komisioneve dhe këshillave në vendimmarrje, konsultim publik dhe monitorimi. Këto trajnime janë me rëndësi për ngritjen e mëtejshme të kapaciteteve të komisioneve të këshillave për të mbikëqyrur punën e administratës vendore dhe për një vendimmarrje sa më cilësore me qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve. Trajnimet do të vazhdojnë edhe në ditët dhe javët në vazhdim me trajnerë nga organizatat Instituti i Kërkimeve Urbane dhe Smart Processes LLC.