Në këtë faqe jepen praktikat e mira që dëshirojmë të ndajmë me të gjithë ata individë, institucione dhe organizata që kanë si fokus apo qëllim të punës së tyre mirëqenien e qytetarëve dhe përmirësimin e shërbimeve vendore.
Gratë në politikë: Funksionon!
Për mua rrjeti i Grave në Politikë është si një vogëlush që mëson të ecë. Jo se nuk dinim të ecnim, por Rrjeti na mësoi të ecnim dorë për dore. Lindita Doda, anëtare e Këshillit Bashkiak, Burrel. Kliko këtu për të shkarkuar/lexuar raportin.
Situata e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore 2021
Ky raport është hartuar nga Rrjeti “Barazi në Vendimmarrje” në bashkëpunim me “Gruaja në Integrim”, me mbështetjen e projektit Bashki të Forta dhe ka si qëllim identifikimin e problematikave dhe sfidave me të cilat përballen bashkitë e vendit në luftën kundër dhunës në familje dhe dhunën me bazë gjinore. Raportimi i rasteve të dhunës është
Një rrjet, shumë efekte
Rrjeti i Grave në Politikë është një rrjet informal i grave, të cilat janë pjesë e strukturave të partive politike dhe i përfaqësojnë ato në organet vendimmarrëse si Këshillat Vendorë. Ndërkohë, disa prej anëtarëve janë zgjedhur edhe në Parlamentin shqiptar duke shërbyer si nxitës dhe promotorë të ndryshimit në të gjithë vendin. Klikoni këtu për
Praktika të mira të Aleancave të Këshilltareve Bashkiake
Përfaqësimi i grave dhe vajzave në pushtetin vendor në Shqipëri ka pësuar një rritje në nivele historike falë ndryshimeve thelbësore të Kodit Zgjedhor në vitin 2015. Këto ndryshime kushtëzuan përfaqësimin e grave me 50% të këshillit në listat e kandidimit, nëpërmjet një sistemi “zebër” dhe mosmiratim të listës nga KQZ nëse këto kuota nuk përmbusheshin.
Histori njerëzore që meritojnë vëmendje
Njihuni mer histori njerëzore që meritojnë vëmendje, të treguara me fakte dhe ndjenja nga vetë personazhet e tyre. Kliko këtu për të shkarkuar/lexuar botimin.
Praktikat më të mira – Aleanca e Grave në Këshillat Bashkiakë
Në këtë botim të vitit 2020 jepet një përmbledhje e praktikave me të mira të zbatuara nga Aleanca e Grave në Këshillat Bashkiakë për vitet 2015-2019. Ky botim pasohet nga një tjetër botim për vitet 2020-2024. Klikoni këtu për të shkarkuar/lexuar këtë botim.