- 3 Qershor, 2024
- Posted by: Durim Tabaku
- Categories: Gratë në Politikë - Botime, Praktikat e mira, Publikime
Pa Komente
Ky raport është hartuar nga Rrjeti “Barazi në Vendimmarrje” në bashkëpunim me “Gruaja në Integrim”, me mbështetjen e projektit Bashki të Forta dhe ka si qëllim identifikimin e problematikave dhe sfidave me të cilat përballen bashkitë e vendit në luftën kundër dhunës në familje dhe dhunën me bazë gjinore. Raportimi i rasteve të dhunës është një nga elementet bazë të vënies në lëvizje të mekanizmit institucional përsa i takon ofrimit të shërbimeve. Raporti pasqyron situatën faktikë të raportimit të dhunës, mënyrën sesi bashkitë apo njësitë e qeverisjes vendore në tërësi kanë menaxhuar rastet e dhunës si dhe sfidat dhe detyrat që iu ngarkohen mekanizmave të ngritur në lidhje me adresimin dhe zgjidhjen e tyre.